Anija shqiptare niset për në “Mesdhe”, shqetësohen grekët (FOTO/VIDEO)

Shqipëria do të bëhet pjesë e flotës së NATO-s në Detin Mesdhe duke i ardhur në ndihmë refugjatëve sirianë që kalojnë nga Turqia për në Greqi nëpërmjet detit.

Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi sot në Komisionin e Sigurisë së mesditën e sotme anija “Oriku” do të niset për në Mesdhe për t’u bërë pjesë e këtij misioni.

Ditë më parë, mediat greke kishin shfaqur shqetësim për praninë e anijes shqiptare në Detin Mesdhe duke aluduar për një marrëveshje të fshehte shqiptaro-turke.

Anija “Oriku” është një ndër pesë anijet e flotës detare shqiptare, e cila ka mision patrullimin dhe ardhjen në ndihmë në raste fatkeqësish detare.


anije1 anije2 anije3


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu