Anita Haradinaj: Ramushi do të lirohet, shteti mos të organizojë asgjë për të ​

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nesër do të paraqitet për herë të tretë para Gjykatës në Colmar të Francës. Gruaja e Ramushit, Anita beson në lirimin e tij.

“Unë gjithë pres që të lirohet Ramushi, edhe kësaj radhe besoj që do të lirohet. Besoj që e drejta megjithëse është vonuar, do të dalë i lirë” ka thënë Anita.

Ndërsa, për pritjen që duhet t’i bëhet Ramush Haradinajt, ajo për Indeksonline ka thënë që nuk është nevoja asnjë nga institucionet të dalin, pasi kur ka qenë nevoja, shteti nuk ka treguar interesim.

“Nuk ka nevojë për një lloj të tillë pritje, për shkak se kur ka pas nevojë Ramushi, shteti nuk e ka luajtur atë rol të rëndësishëm. Nuk kanë treguar interesim dhe nuk kanë luajtur ndonjë rëndësi si një shtet ndaj njeriut që ka dhënë kontribut për paqën në Kosovë, shtetndërtimin e shumë procese të tjera” ka thënë bashkëshortja e Ramushit, Anita.

Anita është shprehur se ajo dhe fëmijët e saj shpresojnë dhe bësojnë në lirimin e Ramushit nesër nga gjykata në Colmar të Francës.

Kujtojmë që me 4 janar, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është arrestuar në Colmar të Francës për shkak të fletarresteve të Serbisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu