ANKETA/ 45 për qind e shqiptarëve e duan ende Enver Hoxhën (FOTO)

Një pjesë e shqiptarëve vijojnë të kenë ende mendim pozitiv për komunizmin dhe diktatorin Enver Hoxha.

Të dhënat e një ankete të zhvilluar në të gjithë vendin nxjerrin në pah faktin se 45 për qind e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për ish-diktatorin Hoxha, kundrejt 42 për qindve që kanë mendim negativ, shkruan Albeu.com.

Duke u ndalur tek rajonet, shifra e pëlqimit shkon në 50 përqind në Juglindje, 55 përqind në Jug dhe jugperëndim të vendit.

Ndërsa po të vësh re moshën janë 52 përqind e shqiptarëve mbi 55 vjeç ata që gëzojnë mendim pozitiv për rolin e Enver Hoxhës, ndërsa sa më e vogël të jetë mosha e të pyeturve, aq më i vogël është edhe pëlqimi. Kështu vetëm 38% e grupmoshës 16-35 vjeç kanë mendim pozitiv për ish diktatorin.

Anketa “Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen,” është zhvilluar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) dhe vjen si pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Platforma e dialogut kombëtar rreth shkeljes së të drejtave të njeriut gjatë regjimit të mëparshëm komunist në Shqipëri”, me mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë.

enver-hoxha enver-anketa


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu