Anketa interne e BDI-së: Jo me VMRO-në e Nikolla Gruevskit

Kryesia dhe anëtarësia e ngushtë e BDI-së është shprehur kundër bashkëpunimit me VMRO-në për krijimin e qeverisë së ardhshme.

Sic mëson agjencia e lajmeve INA, ky rezultatë ka dalë nga një anketë interne të cilën e ka realizuar partia e Ahmetit me anëtarët e ngushtë dhe e njëjta pastaj është diskutuar në Kryesinë Qendrore.

Pavarësisht këtyre rezultateve, lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka vendosur që të respektoj parimin e fituesit dhe të nis bisedimet me Nikolla Gruevskin.

Pjesëtar të kësaj partie gjithashtu kanë deklaruar se nëse nuk plotësohen kushtet e pararapa në plaformën e përbashkët do të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu