Gazetari kontrovers i cili njihet për qëndrimet e tij antishqiptare, në emisionin e tij ‘’Vo centar’’ të emituar me datë 29 janar fuqishëm e mbronte BDI-në duke hedhur baltë mbi Lëvizjen BESA. Gjatë emisionit, Eftov pandërprerë shpif kundër BESËS duke tentuar ta mbrojë BDI-në dhe ta paraqet si viktimë e intervenimeve ndërkombëtare për ta dobësuar këtë parti e sidomos VMRO-në. Me këtë del në pah edhe një herë se VMRO me të gjithë arsenalin e sajë po e mbron BDI-në si partner strategjik i maqedonasve dhe si parti e cila nuk u ka turbulluar ujin asnjëherë gjatë pesëmbëdhjetë viteve në pushtet. Vlen të përmendet se Vasko Evftovi është i njohur për qëndrimet e tij kundër heroit kombëtarë Adem Jasharit, duke tentuar ta denigrojë figurën e tij madhështore.