Anulohet ngrirja e granteve dhe kredive federale? Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë: Urdhri i Trump mbetet ende në fuqi

Mediat amerikane raportojnë se Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se ka anuluar një memorandum që autorizon e granteve dhe kredive që preken shumë shtete.

BBC shkruan se ky vendim erdhi pasi një gjykatës ndaloi përkohësisht urdhrin, vetëm disa orë pasi ai u nënshkrua nga Presidenti Donald Trump. Memorandumi u lëshua nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB).

“Memorandumi i OMB M-25-13 është anuluar”, thuhet në deklaratë sipas BBC.

Por sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt shprehet se “Ky nuk është një anulim i ngrirjes së financimit federal. Është thjesht një anulim i memorandumit të OMB. Pse ndodh kjo? Për t’i dhënë fund çdo konfuzioni të krijuar nga urdhri i gjykatës. OE-të e Presidentit për financimin federal mbeten në fuqi dhe efekt të plotë dhe do të zbatohen me rigorozitet.”

Sakaq, BBC ka kërkuar një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë për të sqaruar këtë situatë, por ende nuk ka një reagim.

Urdhri ishte një nga disa që Trump ka lëshuar që nga marrja e detyrës, me qëllim uljen e shpenzimeve federale. Urdhra të tjerë synojnë të drejtat transgjinore dhe shtetësinë automatike që i jepet kujtdo që ka lindur në SHBA.

Të martën, administrata Trump u ofroi punonjësve federalë dhe opsionin për të dhënë dorëheqjen dhe për të vazhduar të marrin paga për tetë muaj, në një përpjekje për të zvogëluar më tej zgjerimin e fuqisë punëtore federale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu