Apasiev kërkon dorëheqjen e Toshkovskit: Licenca e falsifikuar është rinovuar në kohën tuaj

Lideri i së majtës, Dimitar Apasiev, ka kwrkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski pas tragjedisw në Koçan.

“Pas shpjegimit të djeshëm për përgjegjësinë e kryetarit të Komunës së Koçanit, sot vazhdojmë me argumente juridike pse Ministria e Punëve të Brendshme në krye me ministrin mban përgjegjësi për gjendjen me diskotekën.+

Sipas nenit 21, paragrafi 1, paragragi të Ligjit për veprimtari hoteliere (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonis nr. 62/2004), i cili është ndryshuar 15 herë deri më tani, Ministria e Brendshme jep pëlqimin për objektin që ai të plotësojë kushtet për mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike + sigurinë në komunikacion [parkim, etj.].

Megjithatë, përveç këtij autoriteti të qartë ligjor, Ministria e drejtuar nga Pançe Toshkovski – i njohur në publik si “avokati i mafies urbane” – ka edhe kompetenca shtesë për diskotekat dhe kabaretë – përkatësisht:

– kontrollimi i orarit të punës;

– inspektimi i mjeteve piroteknike;

– kontrolli i volumit dhe zhurmës;

– kontrollimi i pranisë së të miturve (dhe servirja e alkoolit);

– kontrolli i substancave narkotike etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu