Apasiev: Për rastin e Koçanit u privua nga liria ish drejtori i Inspektoratit të Tregut, por jo edhe drejtori aktual i cili është i OBRM-PDUKM-së

“Pasi pamë që plani fillestar për mbulimin e qeverisë dështoi dhe pasi pamë që presioni publik po jep fryte (përmes shembujve për kryebashkiakun dhe drejtuesit e policisë), duhet të vazhdojmë me këmbëngulje dhe çdo ditë të diskreditojmë ligjërisht çdo përpjekje për të mbuluar hetimin për të mbrojtur anëtarët e partisë dhe klientët e tyre”, thuhet në një reagim të kreut të partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev.

Sipas Ligjit të posaçëm për Inspektoratin Shtetëror të Tregut (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 24/2007), i cili deri më tani është ndryshuar dhe plotësuar 15 herë, është LSI-ja ajo që shprehimisht është kompetente për “caktimin e masave inspektuese me qëllim eliminimin e parregullsive të konstatuara”! Për më tepër, në Ligjin për veprimtari hoteliere (2004), si lex specialis për disko klubet dhe kabaretë, Inspektorati Shtetëror i Tregut përmendet deri në 40 herë! Me germa: DYZET HERË!”, shkruan Apasiev.

Ai hedh dyshime mbi trajtimin institucional të rastit të Koçanit, pasi drejtori aktual i Inspektoratit është nga partia në pushtet dhe i njejti nuk është i akuzuar për rastin.

“Prandaj, është e paqartë pse kryeministri Mickoski, ministri i Punëve të Brendshme – Pançe Toshkovski dhe kolegët nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan e kanë kursyer nga hetimi dhe nuk i kanë dhënë statusin e “të dyshuarit” dhe “të akuzuarit” tek ministri aktual në detyrë. DREJTORI I ISHT – Vlatko Stojkoski nga radhët e OBRM-PDUKM-së!? Personi ka qenë në detyrë që nga nëntori i vitit 2024, që do të thotë se ka pasur mjaft kohë “ex officio” për të ndërmarrë veprime zyrtare që nuk i ka ndërmarrë”, shkruan Apasiev.

Kjo merr edhe më shumë kuptim, duke ditur se ish-drejtori i ISHT-së është i dyshuar dhe tashmë ndodhet në paraburgim”, përfundon Apasiev.

“E Majta” ka kërkuar hetim sa më profesional të rastit dhe pa ndikime politike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu