Apple ndalon shitjen e këtyre dy modeleve iPhone?

Apple ka ndaluar shitjen e disa modeleve më të përhapura të iPhone.

Gjiganti i teknologjisë sapo ka prezantuar iPhone 16e, një version më ekonomik i gjeneratës iPhone 16.

Por hyrja e këtij modeli nxori nga loja dy të tjerë: iPhone SE dhe iPhone 14. Në faqen zyrtare të kompanisë, opsionet e tyre nuk shfaqen më duke ia lënë vëmendjen modeleve nga iPhone 15 e tutje.

Përpara se ata të hiqeshin nga faqja, iPhone 14 ishte një nga versionet më ekonomike pasi kushtonte rreth 799 dollarë.

iPhone 16e kushton 599 dollarë dollarë për modelin 128GB.

iPhone 16e nuk ka një buton kryesor apo Touch ID. Përdoruesit e shkyçin përmes sistemit të njohjes së fytyrës, Face ID që është integruar në pajisjet e Apple që prej vitit 2017.

16e ka një kasë alumini me xham të bardhë ose të zi që vesh pjesën e pasme dhe një ekran 6.1 inç, njësoj sa iPhone 16. Një buton që ndodhet mbi ata të volumit lejon hapjen e shpejtë të aplikacioneve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu