Me 150 milionë përdorues aktiv në ditë, Snapchat po shijon epokën e artë.
Facebook ka kaluar muajt e fundit duke imituar aplikacionin Snapchat, me lansimin e veçorive të ndryshme duke përfshirë edhe storjet në Instagram.
Dhe tani është radha e Apple. Sipas një raporti nga Bloomberg sot, kompania është duke punuar në një aplikacion për shpërndarjen dhe editimin e videove, transmeton Gazeta Express.
Videot raportohet se do të jenë të ngjashme me ato në Snapchat dhe aplikacioni pritet të lansohet më 2017.