‘Me aq sa mundem, do e mbështes rininë e Lëvizjes BESA dhe të krahut të RDK-së’

Anëtari i Këshillit Opozitar të shqiptarëve të Maqedonisë Kim Mehmeti, në një qëndrim të tijin të fundit, thotë se nuk është anëtar i asnjë partie dhe nuk do të merret aktivisht me politikë, por shton se do të mbështesë rininë e Lëvizjes “Besa” dhe të krahut të Rilindjes Demokratike Kombëtare, raporton GazetaExpress.

“S’jam anëtar i asnjë partie dhe kurrë nuk do merrem aktivisht me politikë, por e them publikisht se me aq sa mundem, do e mbështes rininë e Lëvizjes BESA dhe të krahut të RDK-së, që iu bashkëngjit koalicionit opozitar! Për dashamirët që më thonë se gaboj dhe se nuk kam nevojë për diçka të tillë, vetëm dy fjalë: nuk mund të bëj gabim më të turpshëm se ai i 2002, kur i kam përkrahur drejtuesit e BDI-së! Pastaj ka diçka edhe më të turpshme se të gabosh: të mos bësh gjë për ta korrigjuar gabimin! Andaj ejani, që bashkërisht të dëshmojmë se rinia jonë nuk është si lulishte pa rojtarë, ku lirshëm mund të kullotin ‘kafshët’ e pangishme partiake, ata që e ‘gomarizuan’ politikën e shqiptarëve të Maqedonisë!” shkruan Mehmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu