Arbana Xhara “me mish e shpirt” në mbrojte të BDI-së

Edhe sonte gjatë emisionit “Rubikon” u vërejt afërsia e madhe e opinionistes Arbana Xhara dhe Artan Grubit nga BDI.
Opsesionimi i saj për Erdoganin ka bërë që ajo të mos sheh realitetin se çfarë po ndodh në Maqedoni, por të kritikon vend e pa vend Lëvizjen BESA për kinse afërsinë e tyre me kryeministrin e Turqisë, Erdogan.
Arbana Xhara po amniston BDI-në e cila gjatë këtyre viteve sa ka qenë në pushtet nuk ka arritur të implementon Marrëveshjen e Ohrit që është dashur të përfundoj në vitin 2004.
Është pikërisht BDI-ja, me politikat e saj ka shpërngulur mbi 200 mijë shqiptarë jashtë vendit.
Në kohën sa ka qenë në pushtet BDI, ka ndodhur rasti “Monstra”, “Sopoti”, së fundmi edhe “Kumanova”.
Në kohën e BDI-së janë investuar mbi 1 miliard euro në projektin monetnik “Shkupi 2014”, duke mënjanuar tërësisht elementin shqiptarë nga qyteti i Shkupi.
Këto dhe problematikat tjera me të cilat për çdo ditë përballen shqiptarët e Maqedonisë, si duket nuk janë të mjaftueshme për të folur nga Xharra, por me rëndësi është të flitet për Erdoganin dhe “rrezikun” nga ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu