Arbër Ademi avancon shqiptarët në Ministrinë e Arsimit

Pas rritjes së pagave në Arsim dhe një sërë reformash tjera , Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi vazhdon me angazhimin e tij në këtë digaster të rëndësishëm

Në vijë të kësaj ministri Ademi është i fokusuar edhe në avancimin e kuadrove shqiptare në institucionin që ai e drejton.

Janë gjithsejt 200 të punësuar 67 prej të cilëve janë shqiptarë gjegjësisht 33.5 për qind , kundrejt 114 maqedonasve me 57 për qind dhe më pas janë edhe komunitetet tjera përfshirë katër turq, 2 boshnjakë dhe një rom.

Sa i përketë këshilltarëve shtetërorë, katër prej tyre janë shqiptarë me 44 per qind kundrejt maqedonasve që janë pesë, pra gjithsejt nëntë këshilltarë shtetërorë.
Në Ministrinë e Arsimit janë poashtu gjashtë udhëheqës sektori prej të cilëve dy janë shqiptarë dhe katër maqedonas ndërsa në përqindje të shqiptarëve numri është 33.33 për qind .

Ndihmës udhëheqës sektori në Ministrinë e Arsimit janë gjithsejt pesë persona prej të cilëve njëri është shqiptar ,pra 20 për qind dhe katër janë maqedonas.

Ministri i Arsimit Ademi thotë se këtë vulë të suksesit e mban partia shqiptare BDI pjesë e së cilës është edhe ai duke avancuar shqiptarët në shumë institucione përfshirë edhe atë që ai e drejton.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu