“Arma sekret” e Anglisë për në Euro 2024 ka bërë që të gjithë të flasin për të

Një unazë inteligjente ‘revolucionare’ po shfaqet si arma sekrete e Anglisë këtu në Euro 2024.

Lojtarëve dhe stafit iu është dhënë një pajisje gjurmuese moderne e quajtur “Oura Ring” për ta mbajtur gjatë qëndrimit të tyre këtu në Gjermani, me teknologjinë që pretendon të monitorojë gjumin, temperaturën e trupit, stresin dhe shëndetin e zemrës – ndërsa vlera e saj është 300 euro.

Gareth Southgate ka qenë i hapur për të futur teknologji të ndryshme në zhvillim gjatë mbretërimit të tij tetë vjeçar si trajner i Anglisë në përpjekjet e tij për t’i dhënë fund pritjes 58-vjeçare të vendit për një trofe të madh.

Dhe bizhuteritë e fitnesit janë bërë një shtesë në ambientet e Anglisë ndërsa përgatiten për hapjen e Kampionatit Evropian të së dielës kundër Serbisë.

Në të vërtetë, vetë Southgate po mbanë këtë unazë në gishtin tregues të majtë dhe u pa për herë të parë me të gjatë përgatitjeve të Anglisë në fillim të këtij muaji.

Gareth Southgate është parë duke mbajtur unazën gjatë përgatitjeve të Anglisë në Gjermani

Një numër lojtarësh kanë përdorur gjithashtu unazën gjatë stërvitjes në bazën e tyre në Weimar. Gjatë seancave të së mërkurës, Conor Gallagher dhe Marc Guehi ishin mes lojtarëve të parë që mbanin unazat Oura.

Anëtarët e ekipit mbështetës të Anglisë janë parë gjithashtu me unazat, nga të cilat të dhënat mund të monitorohen nga stafi. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu