Armët me të cilat Suedia e Finlanda do të pasurojnë NATO-n

Nga anëtarësimi në NATO, më shumë që do të përfitonin në fushën e sigurisë do të ishin Suedia dhe Finlanda. Por, edhe Aleanca do të ketë një përfitim jo të vogël. Përveç trupave dhe territorit ku zgjerohet, duke e bërë Balltikun praktikisht një zonë të sigurt, NATO do të shtonte në arsenalin e vet një set të ri luftarak jo të papërfillshëm.

Si Suedia, ashtu edhe Finlanda kanë një sërë armatimesh vendase, që për nga cilësia dhe standardet përmbushin dhe tejkalojnë ato të NATO-s.

Por, çfarë do të përfitonte NATO?

Së pari, sistemin suedez të artilerisë Archer. Ai është mjaft praktik, i saktë dhe tejet i manovrueshëm në terrene të vështira. Ky sistem mund të bëhet gati për të hapur zjarr brenda 30 sekondave.

Artileria e lehtë 95S58-61. Është prodhuar për herë të parë në Finlandë në vitet 1950. Aktualisht është versioni më i avancuar dhe në gjendje që me predhën e vet të shpojë çdo tank. Fuqia e predhës së lëshuar prej kësaj artilerie shpon deri në 50 centimetër në pjesën e blinduar.

Patria AMV është një tjetër aset finlandez që do t’i bashkohet NATO-s. Vlerësohet si një prej mjeteve më të mira për transport ushtarak, por që ka edhe aftësinë e shndërrimit në një platformë ushtarake, duke përfshirë këtu edhe e armëve që kontrollohen në distancë.

AMOS është sistem hedhës mortajash i automatizuar finlandezo-suedez. I gjithë procesi është automatik dhe me t’u aktivizuar, artileria është në gjendje që të lëshojë njëherësh deri në 10 predha mortajash.

155GH52 APU është artileria më e rëndë finlandeze me predha 155 milimetërshe. Ky është maksimumi i madhësisë së predhave me mbushje manuale nga njeriu.

BVS10 është autoblind suedezo-britanik i përshtatshëm për çdo terren, sidomos për mjedise me baltë dhe dëborë, që janë të pakalueshme për shumicën e mjeteve luftarake.

Tanku 90 është tanku suedez që shquhet për aftësinë që ka për të çaktivizuar amortizatorët në terrene të drejta, ose rrugë. Kjo i mundëson që të kapë një shpejtësi më të lartë dhe përshtatje sipas terrenit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu