Ukraina sulmoi sot për herë të parë objektivat ruse me raketat “Storm Shadow” të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar.
Por çfarë janë këto armë dhe cilat janë specifikat e tyre?
Këto armë janë raketa me rreze të gjatë – distanca maksimale që mund të arrijnë është rreth 250 km (155 milje), shkruan BBC.
Këto tip raketash lëshohen nga avionë dhe më pas fluturojnë me shpejtësi. Storm Shadow konsiderohet si një armë ideale për të depërtuar në bunkerë dhe depo municionesh, si ato të përdorura nga Rusia në luftën e saj kundër Ukrainës.
Por çdo raketë kushton gati 1 milion dollarë (767,000 £), kështu që ato priren të lëshohen me kujdes maksimal.
Britania dhe Franca i kanë dërguar tashmë këto raketa në Ukrainë – por me paralajmërimin se Kievi mund t’i hedhë ato vetëm në objektiva brenda kufijve të tij.