Arnold Schwarzenegger është filmuar në rrugët e New York-ut, duke luajtur rolin e Santa Claus për filmin e tij më të ri, “The Man with the Bag”, i cili është pjesë e edicionit të Krishtlindjeve.
Aktori i njohur u shfaq me një bluzë të përshtatur për atmosferën festive, pantallona dhe këpucë ngjyrë kafe.
Megjithatë këto detaje nuk janë të vetmet që morën vëmendjen e publikut. Aktori ka shqetësuar jo pak ndjekësit me pamjen e tij, për të cilën ndjekësit shprehen se “është plakur shumë në dy muajt e fundit”.