Aromë lufte në Ballkan, tanket pushtojnë Durrësin (FOTO)

Ndonjëherë e marrim me të qeshur dhe as vetë nuk e besojmë, e ndonjëherë e marrim më seriozisht seç duhet e na kap paniku, ndërsa pas këtyre fotove të realizuara disa minuta më parë në Portin e Durrësit nuk dimë më çfarë të mendojmë.

Një qytetar ka arritur të fotografojë hyrjen e një tanku (që ndoshta mund të kenë qenë më shumë se një ata që janë futur në territorin tonë) në Portin e Durrësit, ndërsa nuk ka asnjë dijeni se çfarë po ndodh.

Në fakt, gjatë kohëve të fundit as në media nuk është bërë me dije se ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë po pregatitet për blerjen e ndonjë tanku të këtyre përmasave. Gazetarët e Jeta Osh Qef nisën të bënin një kontroll në sajtin zyrtar të ministrisë së Mbrojtjes, por nuk arritën të gjenin asnjë informacion, për shkak se faqja nuk hapej. Pra, serveri i Ministrisë së Mbrojtjes nuk dihet që kur ka rënë e kur do të rregullohet.

Gjithashtu në sajtin e Forcave të Armatosura nuk ka asnjë informacion në lidhje me blerjen e këtyre tankeve. Me të drejtë mund të na lindë ideja e nxehjes së gjakrave dhe tregimit të dhëmbëve mes forcave të mëdha, nga njëra anë Rusia, baza më e afërt dhe më e madhe e së cilës në Ballkan është Serbia, dhe nga ana tjetër NATO.

Nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë stërvitjeje të përbashkët të vendeve anëtare të NATO-s, por përse po mbahet çdo gjë në fshehtësi? Shumë pikëpyetje që nuk mund t’i japim një përgjigje të saktë! Presim nëse do të ketë në vijim një përgjigje e sqarim zyrtar mbi këtë çështje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu