KUSH DHUNON E KEQËTRAKTON LUFTËTARËT E UÇK-ës, FYEN RËNDË KOMBIN SHQIPTAR DHE SHKEL ME KËMBË AKTIN FINAL TE HELSINKIT PËR TË DREJTAT NJEZORE
Kosova u çlirua nga rregjimi kolonial i Beogradit nacionalist në 21 Qershor 1999, por Serbia nuk do të heqë kurrë dorë nga lufta, për tu rikthyer një ditë përsëri në Kosovë. Kjo është motoja unikale e shtetit, kombit dhe popullit të indoktrinuar Serb, që edhe pse bota u ka hapur dyert për tu rinovuar, ata të gjëndur brënda teorisë marramëndëse çubrilloviçiane, vazhdojnë të punojnë për Serbinë e Madhe. Lufta vrastare e iniciuar prej tyre në vitet 1998-1999, edhe pse në fillimet e sajë, nuk u kuptua dhe trajtua sa e si duhet nga bota politike, në vazhdimësinë e vet, bindi OKB-ra dhe Bashkësinë Europiane, për drejtësinë e Shqiptarve në luftë për liri e pavarëi kombëtare. Kosova hap pas hapi gjeti vetvetveten, por lufta ashtu si nisi, për Serbët dhe Serbinë nuk ka të sosur, sepse ajo dhe sot e kësaj dite, vazhdon të zhvillohet, në forma e mënyra të padukëshme.
Kjo duket fare qartë në ditët e sotme, ku furia e luftës propagandistike e Beogradit, është përhapur e po zhvillohet me të gjitha forcën e mediave vizive, internetit e shtypit ditor, jo vetëm në Kosovë, por dhe në Europë e nëpër Botë. Në fokusin e objektivit të tyre tani për tani janë vënë e po akuzohen ish drejtuesit e UÇK-ës, me të vetmin qëllim e synim politik, për të goditur më vonë krejt UÇK-ës si një forcë që shkaktoi konflikt etnik. Zhurma mediatike që po zhvillohet këto ditë, drjtohet nga vetë Beogradi nëpërmjet agjentëve të tij në Kosovë e Serbofilëve të kudondodhur nëpër Europë e Botë. Nuk u ngopën me arrestimin e burgosjen disa herë me radhë, të Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Sami Lustakut, Sulejman Selimit, Rustem Mustafës e të Komandantit të UÇK-ës Azem Syla, por këto kohë po sajonë akuza të paqëna e monstruoze, vetëm e vetëm që nëpërmjet skenarëve të hartuara nga vetë Serbët në Beograd, të njollosin sa më shumë UÇK-ës, në mënyrën më tinzare, për të përgatitur për më vonë, terrenin për të sulmuar e denigrur veprën e sajë si ushtri Çlirimtare.
Reagimi ynë i drejtohet dy parlamenteve, të dy Presidentëve e të dy Kryeministrave të dy Shteteve Shqiptare, që të ndërhyjnë në rrugë diplomatikë, për të ndalur dorën gjakatare të Serbisë e Serbofilëve në Kosovë, Europë e Botë, lidhur me veprimet e ndërmara të akuzimit, keqëtrajtimit e dhunimit të ish drejtuesve e lufttarve të UÇK-ës, në këto vite të pas luftës e sidomos në këto dy vitet e fundit, ku më së shumti ka dalë në dukje e po zhvillohet ndaj tyre një terror psikologjik i paparë, që nga koha e nazizmit hitlerianë. I theksojmë të gjitha këto, sepse nga e gjithë Bota, Evropa e nga dy Shtetet tona Shqiptare, trumbetohet me të madhe për liri, pavarësi e demokraci, por në fakt asnjë nga këto nuk po e shhohim e jo më ta shijojmë në realitet. Në të gjithë botën flitet për liri pavarësi e demokraci, në përputhje me të drejtat e Deklaratës të Kombeve të Sanfranciskos e Kartës së Helsinkit për Drejtat e Njeriut, por propaganda për ato dy dokumente bazë për njerzimin, bëhet për të figuruar vetëm në letër, sepse realiteti që po ndodh në Kosovë e nëpër Botë, kundër UÇK-ës, drejtuesve e luftëtarve të sajë, po vërteton përditë e më shumë, se ky realitet jo vetëm që është i hidhur, por po bëhet shkak, që kjo ushtri të ngrihet përsëri në një luftë përfundimtare, jo vetëm për mbrojtjen e të drejtave të sajë, por pse jo edhe për të zbatuar ato dokumente bazë për krejt njerzimin.
I theksojmë të gjitha këto mendime, duke u mbështetur në dy veprime të turpëshme e të kundërligjëshme, që kanë ndodhur kohët e fundit. I pari për arrestimin e Ramush Haradinaj, luftëtarit legjendar të luftës UÇK-ës në Zonën Operative e të Dukagjinit dhe i dyti për ligjin diskriminues që ka marrë Kuvëndi i Kosovës, për luftëtarët e UÇK-ës, duke i parcelizuar në përputhje me orjentimet e Beogradit, për të mbjellur sa më shumë urrejtje e pëçrarje midis luftëtarve UÇK-ës në veçanti e Shqiptarve të kudondodhur në përgjithsi. Veprimi për ndalimin e arrestimin e Ramush Haradinaj, i ndërmarrë nga Qeveria Franceze, është një veprim i pamoralshëm dhe i kundërligjshëm, sepse bie në kundërshtim me dy dekumentet bazë të njerzimit, për të drejta njerzore, atë të Sanfranciskos dhe të Helsikit. Veprime të habitëshme dhe paradoksale, jo vetëm për Francën, por dhe për vetë Shqiptarët.
Seicili shtet demokratik anë e kënd Botës, udhëhiqet e drejtohet nga tre pushtete, të përbërë nga Ligjvenësi, Gjyqësori e dhe Ekzekuti, ku pushteti Ekzekutiv nuk mund të dalë kurrsesi mbi dy pushtete e tjerë, veprim paradoksal që ndodhi me arrestimi e Haradinaj nga Franca. Si ka mundesi që Franca si antare e OKB, e KE dhe e NATO, që ka firmosur Kartën e Helsinkit për të Drejtat Njerzore, i shkelë me këmbë të gjitha kërkesat e atij dekumenti bazë në këto kohëra të reja e demokratike? A është kjo Francë, ku pushteti ligjor në fillimet e shekullit të shkuar, mbrojti denjësisht heroin e Kombit Shqiptar Avni Rustemi, që i hapi trutë në trotuaret e Parizit tradhëtarit Esat Toptani, apo është Franca pushtetare që për vit edhe sot e kësaj dite, vendoosë lule në varrin e tradhëtarit Esat Pashë Toptani të vrarë nga trimi i rrallë i kombit Shqiptar Avni Ristemi. Paradoks Francecez, por dhe i Tribunalit të Hagës, i cili nuk ndërhyn pranë OKB, KS, KE për ti treguar qeveritarve Francez, se si duhet zbatuar ligji demokratik, për të drejtat njerzore. Nëse në botë do të trajtohen popujt e shtetet në të vegjël e të mëdhenj, atëhere disa janë të nënës e të tjerë të njerkës. Kështu nuk ka e nuk do të ketë kurrë drejtësi e për pasojë dhe demokraci të prrallisur për Europën e Bashkuar.
I drejtohemi SHBA-ës, Këshillit të Sigurimit të OKB-ës, KE, BE dhe Tribunalit të Hagës, të ndërhyjnë në mënyrë të menjëherëshme pranë Qeverisë Franceze, për lirimin e Ramush Haradinaj, legjendës së gjallë të UÇK-ës në ZO të Dukagjinit, sepse Shqiptarët edhe pse kanë duruar mjaft poshtërsira politike nga pushtetarët Parizianë, nuk do të thotë që do të heshtin, por do të veprojnë ashtu si dinë ata vetë. Ne i themi qeverisë Franceze të lirojë menjëherë luftëtarin e arrestuar sa nuk është vonë, sepse shqiptarët gjakun dhe nderin edhe pse durojnë shumë, e lajnë me gjak. Kjo thirrje i drejtohet dhe OKB, BE e tribunalin e Hagës, për të larguar nga Kosova EULEK-sin, Gjykatën Speciale e të lirojë Azem Sylën, Sami Lushtakun e Sulejman Selimin, duke i dhënë fund marrësisë në pseudo drejtësinë e djallëzuar të organizuar e drejtuar nga Serbofilët e inkuadruar në këto organizma drejtues Botërore dhe Europiane. Bota dhe Franca ta nanalizojë me gjakftohtësi e arsyetimin e bashkëkohor, gjëndjen e tensionuar në epiqëndrën e Europës, të skenarizuar në Beograd nga vetë Beogradi, sepse zjarri i ndezur nga këta të fundit, nuk do të djegë vetëm këtë, por dhe ata që përkëdhelin e mbështesin fuqimisht Serbët dhe Serbinë.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka vdekur. Ajo shtë gjallë dhe për tu theksuar më shumë, duhet thënë se është fuqizuar së tepërmi, me UÇPMB-cit, UÇK-are, ku në këto kohra të reja, është modernizuar më tej me një emër të ri si luftëtarë kombëtarë. Vijën e parë të luftës e ka në kufitë etnikë të Kombit Shqiptar, ndërsa formacionet sajë gjerësisht e thelësisht shtrihen në gjithë në gjithë Botën. Në ditët tona që jetojmë, nuk ka ushtri të vogla e shtete të vegjël. Lufta për liri e pavarësi kombëtare, nuk i pranon këto dogma të vjetëruara. Lufta e fundit në Kosovë, i hodhi poshtë këto paragjykime anti demokratike, jo vetëm me moralin, sakrificën, këmbënguljen, vetmohimin e Jasharajve Legjendarë, por dhe të Aleancave të drejtë përdrejta e të ndërsjellta, që kushtëzuan lirinë dhe pavarësimin e Kosovës. Ky është një mësim tepër i vyer, jo vetëm për Beogradin nacionalist i tërbuar, por dhe për ata që shiten te ky Beograd vrastar për një pjatë thjerza. Shqiptarët kanë duruar mjaft, por kufiri i durimit po soset nga dita në ditë.
Beogradi famëkeq, për të realizuar ëndrën e vetë të Serbisë së Madhe , megjithse humbi luftën konkrete në Kosovë, e vazhdon tashmë atë në fronte të ndryshme të padukëshme, jo vetëm në Europë, por më tepër brënda Kosovës të lirë e të pavarur, me falangat e tij të padukëshme të futur me kohë si kollona e pestë, brënda këtij shteti të ri e të pavarur. E theksojmë këtë, sepse, vetë Millosheviçi, para Tribunalit të Hagës e deklaroi, se luftën e humbi, por në Kosovë janë instaluar 50 mijë agjentë të UDB, ku prej të cilëve, 40 mijë janë Shqipfolës dhe 10 mijë Serbë. Dhe të gjithë këta janë pozicionuar në vënde kyçe, brënda hallkave të instucioneve shtetërore e shoqërore të Shtetit të Kosovës.
Veprimtaria e këtyre UDB-shve, është njohur e dokumentuar në luftën e zhvilluar për liri e pavarësi dhe për më tepër tani në pas luftë, gjatë rrugës së pa ndalur për forcimin e pushtetit në këtë shtet të ri në epiqëndër të Europës. Këta UBA-shë të betuar para Beogradit famëkeq edhe pse të kamufluar e kanë nxjerë kokën aty e këtu, duke i treguar popullit të asaj treve Shqipëtare, se edhe pse jeni të çliruar, Serbia është e do të jetë prezente. Kjo ka ndodhur në çdo eveniment kalimtar të atij Shteti, në zgjedhjet parlamentare, vendore dhe ato për Presidentin e Kosovës. Kjo veprimtari e tyre, u pasqyra dhe gjatë debatimit që u zhvillua në Kuvëndin e Kosovës, për ndryshimin e ligjit për shpërblimin e luftërave të UÇK-ës, për kontributin e dhënë gjatë asaj lufte. Elemente turbullues, destruktiv e për më tepër injorantë, që shkruajnë emrin e vetë me gërma të përzjera , me të vogla e të mëdha të Alfabetit Shqip, të inkuadruar në Kuvend si Deputetë, në Dikastere Qeveritar e Shoqatat e UÇK-ës të pas luftës si drejtues, i kategorizuan, parcelizuan dhe ndanë luftëtarët e UÇK-ës, në mënyrë të qëllimësme, për të përfituar “Kalin Bardhë” dhe për të mbushur xhepat e tyre me gjakun e të rënëve e kontributin e luftëtarëvet, duke qëndruar të ulur në krriken, që u siguruan këta të fundit me luftën që bënë.
Shoqata e Vetranëve të Luftës së UÇK-ës Tiranë, e miratuar me Vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr.1713 datë 19.06.2006, duke u indinjuar për këto marrëzira, i dërgoi propozimet veta Shoqatave të UÇK-ës dhe organeve shtetërore të Kosovës, në mënyrë që gjatë diskutimeve, të dilej me një ligj, që jo vtëm Shteti Kosovës të mos rëndohej financiarisht, por dhe çdo luftëtar të përfitonte suplimentim (shtesën financiare për luftën), për kontributin e dhënë. Ato konsiton në këto drejtime:
-Luftëtarët nuk duhen ndarë e parcelizuar sipas propozimeve në të hershëm e të vonshëm, të disa karrjeristëve injorantë të pashkolluar, që edhe pse kanë kaluar 16 vite në pas luftë, nuk janë kualifikuar e arsimuar në këtë Shtet të ri Shqiptar, por ngelën në vend numuro, të lidhur ngushtazi me paragjykimet e së kaluarës.
-Brezi i këtyre çlirimtarëve, ka qënë dhe do të mbetet i përbërë, nga Dëshmorët, Invalidët, Luftëtarët Veteranë dhe Luftëtarët Veteranë Internacionanalë, të ardhur vullnetarë, pa i detyruar njeri, nga SBA, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Gadishulli Skandiav, Kroacia, Shqipëria e shtete të tjerë të Botës. Nga i Status, duhen hequr termat pjestarë e pjesmarës, që kanë qënë e mbeten si individ, që jo vetëm i kanë qëndruar larg luftës, por disa prej tyre erdhën sa për tu dukur në atë luftë dhe më pas ikën ashtu si pa u ndjerë, më parë se sa erdhën.
-Pagesa për kontributin e luftëtarëve veveteranve të jëtë barabartë për të gjithë luftëtarë ushtar, me përjashtim të drejtuesve (Komandantëve të shkallëve të ndryshme) dhe luftëtarve Internacionalistë të ardhur Vullnetarë në këtë luftë, të cilëve duhet u jepet 1-50% më shumë.
-Pagesa për kontributin e luftës, të mos quhet pension, por Supliment( Shtesë Financiare), e cila ti jepet Luftëtarit Veteranë, pasi del në pension të plotë ose të pjesshëm. Luftëtarët e tjerë Veteranë, të inkuadrohen në punë, ndërsa të papunve, tu jepet asistencë sociale, pagesë kjo që të ndërpritet pas punësimit të tyre. Kështu veprohet në vendet demokratike perëndimore e në Shqipëri tonë të përbashkët.
-Luftëtarët Vetaranë Internacionalistë, të ardhur nga shtete të tjerë si Vullnetarë, të quhen të tillë, sepse ata janë krenari e dyfishtë, për vëndin (Shtetin) nga kanë ardhur dhe për Kosovën, për të cilën ata erdhën për ta çliruar. Një cilësim i tillë është praktikuar në vendet demokratike perëndimore, Shqipëri e të tjera vende dhe me një cilësim të tillë Qeveria dhe populli i Kosovës, jo vetëm që do ti bënte nder vetes, por do ti tregonte mbarë botës, se cilëtjanë Shqiptarët e si i vlerësojnë trimat e ardhur vullnetarenë atë luftë.
-Parcelizimi i luftëtarve të operacionit “Shigjeta” si të vonët nga disa injorantë karrjeristë të etur për grada e ofiqe, është një ndarje e qëllimëshme që çon ujë në mullirin e Beogradit. Ai propozim, bëhet me qëllime të caktuara, për të mbjellë ndarje poshtërime, jo vetëm midis luftëtarve të asaj Epopeje Madhështore, por dhe për të për përçarë Shqipëtarët e kudondodhur.
-Lufta dihet kur nis, por fundi i sajë nuk dihet dhe nuk mund ta parasikojë asnjë. Luftatarët e operacionit “Shigjeta”, ishin e do të mbeten në histori si Luftëtarë Vullnetarë Internacionalistë. Ata erdhën në kohën e vendin e duhur, nga shumë vende perëndimore, duke lënë rehadin, komoditetin dhe pagesën e lartë finaciare, duke rrezikuar jetën e tyre dhe si të tillë, ata janë jo vetëm të barabartë, por bile dhe pak më lartë se ata të orëve të para. Kjo për dy arsye. Epara se ata nuk i detyroi njeri, por ishte ndërgjegje, vendosmëria, sakrifica e humanizmi i tyre tepër i madh, që i solli në luftë për çlirimin e Kosovës. Luftëtarët e tjerë i detyroi shtypja dhe shrytëzimi kolonial Serb, e ata të atij operacioni jetonin e punonin në liri të plotë, në ato shtete ku demokracia e ligjëruar, u kishte dhënë dhe shtetësinë. Por injoranti është e do të mbetet injorant në krejt jetën e vetë, sepse i mungon arsyetimi e llogjika, për të dalluar të mirën nga keqja, ku për pasojë të këtyre gjykimeve, nisur nga ndjenjat karrjeristë për të qënë dikushi në histori, shkon drei atje sa bie pre e Begradit, duke u bërë dashur e pa dasur shërbëtor i tijë.
Luftëtarët e opracionit “Shigjeta”, nuk kanë ngelur në dorë të këtyre llaapaqenëve, që pasi zunë nga një karrike në OVL të UÇK-ës Prishtinë, në ato zyra të Luftëtarve dhe në emrin e tyre të mirë, në vend që të bëjnë punë konkrete, merren me thashetheme, duke sajuar intriga të pamoralëshme për luftërët e drejtuesit e operacionit “Shigjeta”. Cilët janë luftëtarët e atij operacioni, lexoni kujtimit e shumë politikanve botërorë e në mënyrë të veçantë të Komandantit të Aleancës në kohën e asaj lufte, Gjeneralit të famshëm Amerikan Uesli Klark, për vlerësimin e trimërisë së treguar në veprimet luftarake të atij opeacioni, nga luftëtarët e drejtuesit i tij me në krye, Hashim Thaçin si Kryeministër i QPK e Komandant i Përgjithshëm i UÇK-ës, Azem Syla si MM i QPK dhe Bislim Zyrapi si ish Shef i SH të UÇK-ës e më pas Komandat i atij operacioni. Ai operacin është e do të mbetet në historinë luftarake të Kombit Shqiptar, si veprimi luftarak më i organizuar dhe i drejtuar me mënçuri e zgjuarsi Udhëheqësit e UÇK-ës, veprim ky që si pasojë e detyroi Serbinë të kapitullojë në Kumanovë.
-Koha e luftës si i rreshtuar në rradhët e UÇK-ës, për efekt vjetërsie në punë ose TMKës të llogaritet dyfish, një vit për dy vjet.
-Luftëtarët që vazhduan të qëndrojnë në UÇK-ës dhe më pas në TMK-ës, të përfitojnë pension ose shtesë financiare, kur mbushin pesë vjet e lart, për dy kohët e bashkuara të UÇK-ës e TMK-ës, ku përfitimi financiar të rrjedhë si pasojë e llogaritjes së dyfishtë të kohës së luftës.
-Nëse doni të bëni vlerësimin e luftëtarve me idenë dhe qëllimin e mirë, ne propozojmë që ashtu si në të gjithë popujt e tjerë në mbarë botën demokratike, të bëni vlerësiimin e drejtuesit, duke filluar nga Skuadra, Toga, Kompania, Batalioni, Brigada, Zona Operative, Operacioni “Shigjeta”, SHP, sepse luftëtarët nuk janë barabartë me detyrat që kanë ktryer. Luftëtari Ushtar mban përgjegjësi vetëm për vete dhe armën e tijë, ndërsa Komandanti i kujdo hallke, përgjigjet dhe për jetën e secilit luftëtar të hallkës të rangut të vet, duke filluar që nga Ushtar Luftëtar fillestar.
Këto ishin disa nga mendimet tona, që mendojmë se duhen pasqyrohen në statusin e ri të Veteranit, krahas atyre që u kemi dërguar, Presidentit, Kuvendit, Qeverisë, Ministrive përkatëse dhe Shoqatave të UÇK-ës të dala nga lufta, në Kosovë.
Me shumë respekt vllazërisht si Shqiptarë.
Shoqata e Vetaranëve të Luftës së UÇK-ës Tiranë
Për Kryesinë e SHVL të UÇK-ës Tiranë
Spiro Butka