Arrestimi i Haradinajt, Daçiç: Shqiptarët e diasporës po përgatisin sulme

Serbia ka informacion se diaspora shqiptare ka në plan marrjen me dhunë të ndonjë prej misioneve diplomatike dhe konsullore të Serbisë, ka thënë se ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic.

Siç ka thënë, qëllimi i veprimit të tillë është detyrimi i Serbisë që të heqë dorë nga kërkesa për gjykimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Dacic tha se me këto të dhëna të inteligjencës janë njohtuar policitë dhe shërbimet e sigurisë së këtyre vendeve dhe të gjitha misionet diplomatike dhe konsullore të Serbisë, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, raporton agjensia Beta.

“Kjo tregon se në çka janë të gatshëm politikanët shqiptarë – dhe madje edhe në terrorizmëm”, tha Dacic.

Ministri i Jashtëm tha se Serbia paralajmëron se të gjitha vendet janë përgjegjëse për sigurinë e misioneve diplomatike serbe dhe se “politikanëve shqiptarë ua tërheq vëmendjen që të mos luajnë me zjarr”.

“Serbia nuk do të heqë dorë në ndjekjen e Haradinajt, ose kushdo që ka kryer krime kundër popullit serb. Populli serb, si çdo tjetër, meriton drejtësi”, tha Dacic./GazetaExpress/.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu