“Gjyshi im shpesh thoshte që francezët kanë qenë në anën e Serbisë.”
Të them të drejtën nuk e kam mësuar se nga nga nisej që e thoshte këtë, ndoshta nga një informacion që buronte nga përvoja ose nga një intuitë që lidhej drejtëpërdrejtë me atë çka Franca ka bërë për shqiptarët në vite.
Nuk e njoh dhe aq mirë historikun e raportit shqiptaro-francez por fundja si një shtetas që ndeshete një akt si ky i fundit (arrestimi i Haradinajt), them se Franca nuk i paska dhe aq miq shqiptarët kur vjen puna për serbët.
Haradinaj arrestohet në Francë me argumentin e një fletë arresti të vitit 2006, që policia serbe e asaj kohë i niste interpolit.
Të zbatosh arrestimin kur “tezes i kanë dalë thinjat”, do të thotë që akti ka një shprehi brenda dhe mesa duket shprehia qenka e hidhët.
Në këndvështimin tim arrestimi i Haradinajt është dhurata që Franca ia ka bërë Serbisë, si një dashnore e vjetër e llozhave të konspirimit…
Franca e ka njohur Kosovën nga vendet e para pas pavarsisë, por mesa duket e paska bërë vetëm për mos të dalë nga marrëveshja e vendeve të Europës, të cilat janë në dijeni për autenticitetin e shqiptarëve në Ballkan.
Me këtë akt Franca ende dyshon ekzistencën e shqiptarëve në Ballkan, madje përkundrazi nëse do ta shihnim në pikëpamjen e një trajtese mbi raportin, Franca ka folur hapur, se kur vjen puna për dëshirën e dashnorit, të hedh poshtë sa hap e mbyll sytë.
Më falni miq, por dje në territorin francez të Zvicrës u arrestua një politikanë i shqiptarëve të Kosovës, por më parë se të arrestohej një politikanë u arrestua një Gjeneral i Forcave të Armatosura që mbrojti autonominë e dardanëve të vjetër në territoret e Ballkanit jugperëndimor
“Komandanti i forcave speciale franceze Zhak Hogar ka pranuar se ishin trupat franceze ato që e ndanë Mitrovicën në vitin 1999. Detyra jonë ishte të vendosnim një vijë ndarëse mes shqiptareve dhe serbëve. Këtë e bëmë në lumin Ibër, zbulon ai.
Zhak Hogar, njeriu që, sipas dëshmisë personale, ka ndarë Kosovën, ka publikuar një libër në Beograd me titull “Europa vdiq në Prishtinë”.
Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, ai ka evokuar kujtimet nga angazhimi i tij ushtarak në Kosovë, kur shërbente si komandant i forcave speciale franceze.” -citon në rikujtesë Koha.net
Mjafton në ritrospektivë të rikthemi dhe mund të gjejmë dhe të tjera raste si ky i Gjeneralit Hogar, i cili mori përsipër të ndante tokën shqiptare për të vendosur kufirin midis Serbisë dhe Kosovës.
Francezët kanë qenë gjithmonë ambivalent mbi raportin shqiptaro-serb kur vjen puna tek interesat. Ata kanë menduar aq cekët duke harruar prirjen e tyre për të mbrojtur kulturën e madhe europiane vetëm për të ngrohur kraharorin e ish fiseve barbare sllave që zbritën si çakenj në tokat e Ilirisë për të ndërtuar një shtet , që sot vetëm shfryn mllef se nuk pati për oborr një tokë shqiptare kur në fakt Serbia, u ngrit mbi një oborr…
Franca në opinionin tim ka bërë sot një pafytyrsi, edhe kjo është e pajustifikueshme dhe aspak emocionale nëse do të mendoje, se askush nga gjermanët e djeshëm nuk do të guxonte të arrestonte De Golin në territorin gjerman të Zvicrës.
“Policia franceze ka arrestuar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai është arrestuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Haradinaj është i ndaluar në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij.-raportonte ditën e arrestimit Top Channel.”
Ky arrestim nuk është thjesht zbatimi i verbër i një akti nga Policia franceze por pa dyshim është një shprehje e hapur pro serbe, kur sot vetë Serbia reagon duke kërkuar ekstradimin e tij. Ka një sërë ngjarjesh që lidhen për ta quajtur arrestimin të qëllimshëm dhe me një synim të hapur destabilizues në vendet e Ballkanit, veçanërist për politikën shqiptare në rajon.
2017 është viti ku do të zgjedhohet hapur liberalizimi i vizave për Kosovën, do të arrihet një marrveshje për heqjen e murit të Mitrovicës dhe pa dyshim do të punohet nga palët dhe mbi palët për zgjidhjen e çeshtjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Duhej gjetur një kleçkë periferike për të lëkundur vendimarrjen europiane për Ballkanin dhe mbi Ballkanin që të derivonte një paqartësi që do të krijonte konfuzion midis Europës dhe Kosovës, deri aty sa të ngrihej një amulli lidhur me interesa të caktuar që kinse Ballkani nuk gjen gjuhën e përbashkët midis veti.
Për Serbinë arrestimi i Haradinajt provon shtetin e pasigurt të Kosovës që gjasat të shtyn të mendosh se politikanë si Haradinaj që zotërojnë një elektorat të caktuar e të lirë shihen ende si persona me precedent për Europën nga, ku buron një mungesë e theksuar përgjegjësie për atë ç’ka i duhet si qeverisje Kosovës, gjithmonë sipas Serbisë.
Për Serbinë arrestimi i Haradinajt është një dëgjesë e verbër e fjalëve të kësaj të fundit për të si provë për të identifikuar dhe më shumë profilin e dyshimtë të atyre që drejtojnë Kosovën.
Për Serbinë arrestimi i Haradinajt është një pikë e errët që provon hapur kinse në sytë e Europës, se arrestohet një ushtarë për krime lufte ndaj Serbisë.
Për Serbinë arrestimi i Haradinajt konsiston në idenë se Serbia është viktima dhe Kosova është shkaktarja.
Për Serbinë arrestimi i Haradinajt nga policia franceze tregon se unanimiteti i njohjes së Kosovës në Europë është ende i dyshimtë, përderisa bëhet nga një qeveri që e njeh pavarsinë e saj…
Ky nuk është vetëm një absurd por akti pastër kundra autonomisë.
kejt jan pa faj por ku asht amestnija e veteranve ushtries kto kej ki ashimi e alija dot ta krin ket pun se ata din ku funksionon sekreti