Arrestimi i serbit Gjuriç, Putin telefonon Vuçiç: Kosova do ta paguajë!

Nëpërmjet një telefonate të papritur me Aleksander Vuçiç, Presidenti rus Vladimir Putin ka dënuar ashpër arrestimin e Marko Gjuriç nga policia e Kosovës.

Sipas Presidentit serb, kreu i Kremlinit është shprehur i indinjuar mbrëmjen e djeshme, për sulmin ndaj Gjuriç dhe “rrahjen” e serbëve në veri të Kosovës

Media ruse dhe serbe shkruajnë se gjatë këtij komunikimi telefonik, Putin ka bërë të ditur se Rusia do marrë masa të ashpra ndaj Kosovës.

Ndërkohë Presidenti Vuçiç ka komentuar për mediat serbe telefonatën me homologun e tij rus, duke thënë se ai dhe Putin kishte një bisedë të gjatë dhe miqësore.

Duke theksuar se ka pyetur Putinin se cila është këshilla e tij, Vuçiç deklaroi se:

Nëse mund të them, dhe shumë herë jam takuar me të, sot në fjalët e tij kam ndier me siguri mbështetjen në nivelin më të lartë, si dhe në reagime, pasi e njoh mirë.
Putin ka dënuar ashpër sulmin ndaj Gjuriç dhe rrahjen e serbëve në veri të Kosovës

Ai më bëri të ditur se rusët në institucione të ndryshme do të ndërmarrin masa të caktuara sa i përket kësaj çështjeje.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu