Arrestohet bashkëshorti i Edona Lalloshit për dhunë në familje

Gazmond Haxhifejzullahi, bashkëshorti i kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, është arrestuar për dhunë në familje.

Ai është denoncuar pak kohë më parë për dhunë në familje. Bashkëshorti i këngëtares, e cila u bë pjesë në Lëvizjen Vetëvendosje të mërkurën, akuzohet për dhunë pas një konflikti të lindur kohë më parë me Edona Llalloshin.

Dyshohet se konflikti ka nisur me këngëtaren në lidhje me një pronë që pretendohet se i takon kandidates për deputete. Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

”Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”,- thuhet në përgjigjen e prokurorisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu