Ndërkohë që në Prishtinë është duke u bërë gati votimi për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur protestën jashtë ambienteve të Kuvendit.
Mediat e Kosovës raportojnë se deputetja e VV, Donika Kadaj Bujupi është shoqëruar në polici pak minuta pas nisjes së protestës.
Ajo është mbajtur për rreth 20 minuta nga sigurimi i Kuvendit, duke i bërë kontrolle të detajuara dhe më pas është shoqëruar nga policia.