Policia Rajonale e Prizrenit në afërsi të xhamisë së Arbanës ka arrestuar një person të dënuar me 2 vite burg për vjedhje të ndryshme.
“I dyshuari është arrestuar duke dalë prej xhamisë pasi kishte kryer lutjet”, bën të ditur policia e Kosovës e cituar nga Klan Kosova.
Policia tha se i dënuari është dërguar në Burgun e Dubravës për vuajtjen e dënimit./Klan Kosova