Arrestohet një person në Komunën e Gjilanit pasi ky i fundit kishte tentuar të manipulojë me procesin zgjedhor gjatë votimit.
Lajmin për arrestimin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.
“E kemi ndalë një votues. Në një vendvotim ka bërë zhurmë, duke tentuar të manipulojë me fletëvotimin. Kinse i është dhënë fletëvotimi i plotësuar. Ne kemi verifikuar dhe është blloku pak procesi. Është në masën e arrestit për momentin,” shprehet Maloku për arbresh.info.
Gjatë ditës edhe policia dhe prokuroria kanë raportuar për raste të hetimit për manipulim të procesit.