Dje organet e MPB-së të Malit të Zi e arestuan në ikje, ish shefin e Kundërzbulimit ushtarak të Jugosllavisë (KOS-it) Kolonelin Radovan Aleksiç.
Ky person i rezikshëm, njeri pa shpirt, një nacionalist i përbetuar sërb, është njëri nga figurat kyqe që kanë dëshmitë e sakta se ku ndodhet trupi i gjallë ose i vdekur i profesorit dhe ideologut të kauzës shqiptare Mr. Ukshin Hoti.
Besojm se pas arestimit të tij, qeveria e Kosovës me ndihmën e ndërkombëtarëve njëher e përgjithmon do të zbardhin të vërtetën mbi fatin e jetës së veprimtarit dhe patriotit Mr. Ukshin Hoti.
Për arestimin e Kolonel Radovan Aleksiç besoj që janë shqetsuar disa deputet shqiptarë në parlamentin e Maqedonisë, të cilët në të kaluarën e tyre profesionale këtë person të fëlliqt të kundërzbulimit ushtarak të ish-Jugosllavisë Millosheviqiane e kanë pas epror ose shef të tyre.
Çdo ditë e më tepër rrethi i tyre po ngushtohet dhe shpresoj që këlyshët e sërbisë do të demaskohen një nga një për veprimet e tyre antikombëtare.
Mbetemi me shpresë që nga arestimi i tij dhe puna që duhet të bëj prokuroria me intervenimin e ndërkombëtarëve të shpalos disa të vërteta nga e kaluara në dëm të popullatës sonë.
Po e përmbylli me thënjen e Prometheut:
Mund të na mbysni, por smund të na thyeni.
Kemi Zotin mbi kokë, qëllimin fisnik dhe të pastër në shpirt, për të mirën e përgjithshme. (D. hiseni)