Arrestohet në Shqipëri një shtetas i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë

Drejtoria e Antiterrorit në Policinë Shqiptare ka arrestuar një 46 vjeçar të kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë dhe që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, raporton AA.

“Më datë 14.08.2016, u ekzekutua urdhri i ‘arrestit ndërkombëtarë’, lëshuar nga Prokuroria e Maqedonisë për shtetasin I.A vjeç 46, banues në Gostivar, Maqedoni, për veprën penale ‘Pjesëmarrje në ushtri, polici apo formacione paramilitare të huaja'”, thuhet në një njoftim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Shqiptar.

Në njoftim thuhet gjithashtu se materialet hetimore për të arrestuarin i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane për kryerjen e procedurave ligjore për ekstradimin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu