Policia para dy ditëve ka arrestuar një person, nën dyshimin se ai qëndron pas incizimeve, respektivisht “bombave” që po publikohen në rrjetet sociale për funksionarët e BDI-së, njoftojnë për Gazetën Lajm burime policore.
Sipas këtyre burimeve, personi në fjalë vetëm një orë është mbajtur në polici, kurse në telefonin e tij janë gjetur disa “bomba” që nuk janë janë publikuar nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Mirëpo ai është liruar pas një ore, sepse ka thënë që “bombat” e gjetura në telefonin e tij i ka zbritur nga interneti, dhe ka sqaruar se ato bomba i kanë dëgjuar të gjithë.
Policia nuk ka pasur bazë ligjore për a mbajtur atë më gjatë. Burimet tona nuk zbulojnë identitetin e personit të arrestuar, por si duket bëhet fjalë për person nga Kumanova ose nga Shkupi. Zyrtarisht policia nuk ka konfirmuar këtë informacion.