Arrestohet një person me iniciale të njëjta me Mijallkovin, a është ai i arrestuari?

Gjykata Penala ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve edhe për dy të dyshuar për sulmin në Kuvend më 27 prill.

“Gjatë ditës së djeshme para gjykatësit të procedurës paraprake, u nxorrën personat M.M dhe S.M dhe me propozim të Prokurorisë Themelore ju është shqiptuar masa e paraburgimin prej 30 ditëve, lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend”, thonë nga Gjykata, përcjell Telegrafi Maqedoni.Pardje në Gjykatën Penale u morën në pyetje 24 perosona, ku 13 prej tyre u paraburgosën me 30 ditë, mes të cilëve ishin edhe Mitko Çavkov, Bogdan Ilievski, Igor Durllovski dhe të tjerë.

Prokuroria Themelore ka hapur hetime kundër 36 personave për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë shtetërore”, lidhur me sulmin në Kuvend më 27 prill. Edhe pse njëri prej të arrestuarve sot është me iniciale S.M. nga policia nuk ka informacion zyrtar nëse është ish drejtori i DSK-së, ose jo.
“Po të ishte Mijallkovi, me siguri do të merrej vesh”, kanë thënë burime jozyrtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu