Arrestohet Ramush Haradinaj

Policia franceze ka arrestuar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai është arrestuar në bazë të urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, raporton Insajderi.

Haradinaj ndodhet në ndalim në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për RTK’në familja e Haradinajt.

Gazeta Express nuk ka mundur ende të marrë një qëndrim zyrtar prej Ministrisë së Drejtësisë apo AAK’së.

Haradinaj më herët ishte arrestuar edhe në Slloveni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu