Arsenal nuk do të ketë më në formacion sezonin e ardhshëm mesfushorin Aaron Ramsey, që do të luajë për Juventusin. Gjithsesi, mediat britanike konfirmojnë se “topçinjtë” kanë gati emrin e zëvendësuesit. Ai është mesfushori i Leicester, James Maddison.
22-vjeçari konsiderohet si një talent në Premier League, lojtar që është grumbulluar edhe me kombëtaren e “3 luanëve”. I ardhur verën e kaluar te skuadra e “dhelprave” për 20 milionë euro, Maddison ka realizuar 7 gola në 31 ndeshje, duke tërhequr vëmendjen e skuadrave “big”, përfshi edhe Arsenal. Ai ka një kontratë deri në vitin 2023 me Leicester.
Gjithsesi, vlera e Maddison thuajse është trefishuar gjatë një sezoni, ndaj Arsenal i duhet të hapë kuletën për të marrë lojtarin. Për të evituar konkurrencën Arsenal është gati të bëjë një sforco financiare, ndaj ka nisur menjëherë kontaktet me menaxherin e lojtarit, për ta mbyllur sa më shpejt marrëveshjen. /albeu.com/