Swedishnomad është një gazetë e njohur në Suedi. Ajo i ka kushtuar një artikull të veçantë Kosovës, duke renditur 14 arsye pse duhet të vizitohet shteti kosovar.
Artikulli është shkruar nga Alex Waltner i cili kishte vizituar Kosovën.
Ai përshkruan vendin si me natyrë të bukur, njerëz miqësor, çmime të lira dhe shumë arsye tjera.
Këto janë 14 arsyet për ta vizituar Kosovën sipas gazetës së njohur suedeze, shkruanlajmi.net.
Njerëz të mrekullueshëm dhe miqësor
Populli i Kosovës është mikpritës, miqësor dhe shumë komunikativ. Shumica e brezit të ri flasin shumë mirë gjuhën angleze, e disa edhe italishten ose gjermanishten.
Natyrë e bukur
Fshati është një gjë tjetër e bukur për Kosovën. Ju shikoni lopë dhe dhi që ecin lirshëm rreth peisazheve, dhe njerëzit duken me të vërtetë të lumtur. Hikingu është pa dyshim njëra nga gjërat më të mira që mund të bëhet në Kosovë.
Është tepër lirë
Ndërkohë çmimet po rriten në Evropë, Kosova është njëra nga shtetet më të lira. I bie rreth 1/3 e çmimeve në Suedi.
Një vend i ri në rritje
Edhe pse e kaluara ka disa pika të errëta të luftës, gjërat po kthehen për të mirë. Ka ndjenja optimiste që sa herë flisni me vendasit, thonë se Kosova po shkon drejt një të ardhme të ndritur.
Historia dhe kultura
Zona e Kosovës është banuar me mijëra vite. Disa popuj kanë lëvizur në këto toka. Ata kanë një klturë dhe identitet të fortë, dhe kosovarët janë shumë krenarë për trashëgiminë e tyre. Kur të tjerët flasin për historinë dhe Kosovën, mendimi i parë është shpesh lufta e tmerrshme, por ka më shumë histori për tu zbuluar.
Ushqimi i shijshëm
Ashtu si edhe vendet e tjera të Ballkanit që hanë shumë mish, edhe në Kosovës është njejtë. Porn ë Kosovë është edhe flija. Ju duhet ta provoni.
Disa nga vendet interesante për tu vizituar në Kosovë
Ku do të shkojmë? Këtu janë disa vendet që të gjithë duhet të vizitojnë.
Prizreni: Është një nga qytetet më të bukura dhe interesante në Ballkan. Prizreni është mjaft i ngjashëm me Mostarin. Është qytet i gjallë i mbushur me kafene, restorante dhe xhami të bukura. Mos humbisni rastin të ngjiteni në Kala, për të shikuar pamje mbresëlënse nga Prizreni.
Rugova: Nëse ju pëlqen të kaloni kohë në natyrë, atëherë vendoseni Rugovën në listën tuaj. Liqenet, mallet, shtigjet e grykat janë mjaft të bukura.
Prishtina: Është qyteti më i madh me popullsi mbi 210 mijë njerëz. Këtu gjeni bare, restorante, ndërtesa. Diçka interesante është edhe statuaj e Bill Klintonit.
Gjakova:I ndodhur në mes të Pejës e Prizrenit, Gjakova bën një ndalesë interesante. Qyteti është mjaft i dëmtuar, por shërben si një nga qendrat kulturore arsimore.
Peja: Edhe Peja ka kulturë të bukur. Për shkak të diversitetit të aktiviteteve, ekziston edhe një industry në rritje e turizmit në Pejë.
Malet e Sharrit: Është një mal mahnitës në Kosovës. Ka liqene, barinj dhe pamje që të lë pa frymë. Duhet domosdoshmërisht ta vizitoni.
Ujëvara e Drinit të Bardhë: Një ujvarë mahnitëse. E vendsor në Zhleb, 11 km larg nga qyteti i Pejës.