Artan Grubi, skandalozi i përfaqësimit të shqiptarëve në RMV

Nga: Besar Durmishi

Ai, ashtu siç u fut në politik pa bindje dhe pa vizionë, me logjikën e përfitimit personal duke improvizuar politikë të flliqtë, nga një subjekt nga rruga, arriti që nga hiçi, me servilizmin e tij, të dalë si figura e parë e partisë. Ai, mbetet i padiskutueshëm dhe qëndron në fronin e tij duke mos u cënuar nga askushi në parti.

Në momentet kur gati e gjithë struktura e BDI-së u ngritën kundër tij, mbetet enigmatike dhe për t’u nënvizuar se pse z. Ahmeti nuk hoqi dorë nga ai. Ai, rrezikoi të gjithë partinë dhe humbjen e elektoriatit vetëm e vetëm për të mbajtur të paprekshëm Artan Grubin. Çka është kjo lidhje nga rruga në zyrë, e cila mbetet enigmë sot e kësaj dite. Artani nga rruga arriti të bëhet njeriu kryesorë i z.Ahmetit.

Dilema është nëse Aliu është peng i Grubit apo Grubi është peng i Aliut?!

Sidoqoftë, ajo që është e qartë për publikun është se BDI-ja bashkë me aktivistët dhe votuesit e saj, mbeten peng i veprimeve të pamatura të Grubit, i cili në karrierën e tij politike, njihet si tip i skandaleve dhe i gafave. Tash llogarisni ky tip skandaloz për ta nxjerë kinse kryetarin Bilall Kasamin gabim, për iniciativën e rrugës Tetovë – Prizren tha se Albinin e paska dërguar z.Bilall Kasami në vend të gabuar.

Ai vazhdon me gabimet dhe injorancën e tij, dhe skandalin e rradhës e bëri kur tha se rrugën e bën qeveria, ndërkaq takimin me ministrin e Transportit të Kosovës e bëri lideri i tij në selinë e BDI-së dhe të gjithë këto skandale Artani dhe BDI i bëjnë çdoherë kur janë në gjendje rreziku dhe humbje dhe e gjithë kjo në saje të panikut që i kaploi nga pritja madhështore e Albin Kurtit në Tetovë dhe Shkup!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu