Artisti dhe profesori Burhan Ameti përmes një letre publike të ashtuquajtur “spontane” i ka dërguar sinjal partive të reja politike, lidhur me mosgjetjen e gjuhës së përbashkët të bashkëpunimit.
Ja letra e plotë:
Një letër porosie për të gjithë ata që merren me politikë dhe në veçanti për partitë e vogla dhe ato më të vocërra opozitare!
Mos tregoni mençuri me mesazhe apo statuse bashkëpunimi por me veprime konkrete!
Duket sikur tentoni më tepër për t’u bërë yje mediale sesa shpëtimtarë të rasteve të shumta sociale, që dita ditës po shtohen akoma më shum.
Uleni njëherë e përgjithmonë e merreni vesht si vëllezër sepse boll ato të parët që na kan lodhur por ju akoma më shum duke ia hedhur fajin njëri tjetrit kur dihet se të gjith ne jemi fajtorë për kte gjendje kome që na ka kapluar.
“Zënkat” e juaja i shoh si një përpjekje figurave politike për të ndërtuar bastione partiake dhe krahinore, jo si një bashkim fronti kombëtar por si lëshime e dështime të juaja para se t’ia filloni punës si udhëheqës tanë.
Me këto veprime tuaja e paramendojmë sikur t’ju jepej mundësia t’a shijoni pushtetin atherë do e shihnim vërtetë kijametin!
Tani, nuk është momenti për t’i matur forcat, shpejtoni djema e merrnja veten me të mirë sepse popullatën nuk mund t’a merrni me të mirë pasiqë jetën ia keni nxirë, a jeni të vetëdishëm se janë duke ju ikur djemtë dhe bijat më të mira të vendit?!
A jeni të vetëdishësh se asnjëra parti pa mos u bashkuar skeni kapacitet intelektual e profesional për të dalë nga ky qorrsokak?!
Andaj çka prisni?! Dobësitë e njëra tjetrës plotësoni me ndihmë dhe pa hile e jo me tallje sepse askush nuk jemi të përkryer!
Me këto veprime çilimish që jeni duke i bërë i hapni rrugë armikut që t’ju kap për “veshi” dhe t’ju bëj si marioneta, a nuk e vëreni se s’kemi nevojë më për repriza të tilla?!
Po ju drejtohem për së fundmi si një qytetar i thjeshtë, si një prind e mik i juaji, si një dashamir i paqës, dijes dhe mirësisë, kur t’ju shohim juve të bashkuar e të lumtur për një qëllim të përbashkët, të jeni të bindur se edhe neve do na shihni të tillë, kuptohet bashkë me ju dhe me të dashurit tuaj!