Policia e Kukësit dhe ajo e Dibrës kanë asgjësuar në dy aksione të ndryshme 1.735 rrënjë kanabis sativa. Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, konstatuan dhe asgjësuan 930 rrënjë bimë narkotike kanabis në fshatin Surroj, Kukës, në vendin e quajtur “Qafa e Komit”.
Ndërsa në fshatin Smollik, në njësinë Zerqan të Bulqizës, janë konstatuar në një zonë të shpyllëzuar 805 bimë narkotike kanabis sativa. Bimët arrinin nga 1.5 deri në 2.5 metra lartësi.
Në të dyja rastet, bimët u asgjësuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./shqip