Aleanca për Shqiptarët sot mban kuvendin e partisë ku diskutohen raporti për zgjedhjet lokale, data e kongresit dhe formimi i komisionit për organizimin e kongresit. Kryetari i partisë Ziadin Sela tha se nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo që flitet për deponimin e dorëheqjes së tij. Ai shtoi se para kongresit të partisë, i cili duhet të mbahet në pranverë, nuk dëshiron të lë partinë pa organe dhe të hyjë në lojëra të dorëheqjeve, të cilat do ti përshtateshin oponentëve politik.
Duke komentuar zhvillimet e fundit politike, me mandatarin e ri për Qeverinë e re dhe formimin e shumicës së re parlamentare, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe se Kovaçevski, BDI dhe AAA nuk kanë legjitimitet për të qenë në pushtet.
Sela shtoi se shumica e re parlamentare do të jetë improvizim, pasi është e zhveshur nga Legjitimiteti dhe nuk mund të shpresohet që të kemi Qeveri e cila do të garantojë stabilitet politik.