ASH mbajti Kuvendin e Partisë, Arben Fetai zgjidhet kryetar i Kuvendit, Blerant Ramadani Sekretar Gjeneral

Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Arben Taravari sonte ka mbajtur Kuvendin e Partisë. Në këtë kuvend, Arben Fetai zgjidhet kryetar i Kuvendit, ndërsa Blerant Ramdani sekretar gjeneral i partisë.

Ndërkaq, Bujare Abazi, Gëzim Kadriu, Nazim Taipi dhe Garip Kaba u zgjodhën nënkryetarë të partisë.

“Sot në një atmosferë miqësore e brilante u mbajt Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët (ASH). Kuvendarët e ASH-së gjatë ditës së sotme kanë zgjodhën nënkryetarët, sekretarët dhe kryetarin e Kuvendit të ASH-së. ASH ka filluar fuqishëm të riorganizohet dhe po rikthehet edhe më e fortë me strukturimin e saj. “Kuvendi me vota shumicë zgjodhi për sekretar gjeneral të ASH-së të jetë Blerant Ramadani, kryetar i Kuvendit, Arben Fetai, sekretar Organizativ Gadaf Uzairi, sekretar për Marrëdhënie me Jashtë Omer Ajdini. Derisa Kuvendi ka zgjedhur edhe katër nënkryetarët e ASh-së edhe atë Buajre Abazi, Gëzim Kadriu, Nazim Taipi dhe Garip Kaba”, bëjnë të ditur nga Aleanca për Shqiptarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu