ASH përfundon mbëledhjen e kryesisë qëndrore, ja vendimet që u morën

Kryesia Qendrore e Aleancës për Shqiptarët mbajti sonte mbledhjen e saj të rregullt të udhëhequr nga kryetari i saj, Ziadin Sela.

Sipas komunikatës për media, Kryesia Qëndrore mori Vendim për përgatitjen e Raporteve të Degëve për Zgjedhjet e kaluara Lokale si dhe vendim për thirrjen e Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët më 24.12.2017.

“Pikë tjetër e rëndësishme që u diskutua ishte edhe informacioni i Kryetarit të partisë z Ziadin

Sela për aktualitetet e fundit politike si dhe diskutime nga anëtarët e Kryesisë Qendrore për hapat dhe veprimet e mëtutjeshme në raport me proceset politike që vijojnë.”, informon ASH.

Por, nuk jepen detaje se a është definitive që ASH do të mbajë pozitën e ministrit të shëndetësisë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu