ASH-Sela: Pritja dhe deklaratat e Dodikut në Shkup, alarm se vendi po orientohet drejt Serbisë, Rusisë dhe izolimit

Aleanca për Shqiptarët-krahu i Selës tha se, me ardhjen e Dodikut në Shkup ku ky i fundit u prit nga ministri Ivan Stoillkoviq, tregon se vendi po shndërrohet në një poligon të forcave serbo-ruse dhe shtoi se, u përcollën mesazhe mesazhe anti perëndimore, që sipas tyre, vendi po orientohet drejt Serbisë, Rusisë dhe izolimit.

“Bashkë me Dodikun në Shkup u ulën këmbëkryq edhe forcat sërbo-ruse.

Me Qeverinë e re Vlen-DPMNE, Maqedonia e Veriut nga një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE, po shndërohet në poligon të forcave sërbo-ruse. Nga Shkupi zyrtar dhe objektet e Qeverisë, dje Dodiku bashkë me ministrin e Qeverisë së RMV-së, Stoilkoviç, përcolli mesazhe anti perëndimore duke zyrtarizuar kështu orientimin e ri të vendit, drejt Sërbisë, Rusisë dhe izolimit.

Veprimi i djeshëm i pritjes zyrtare dhe deklaratave të lëshuara nga një takim protokoloar me njeriun më anti-perëndimor të Ballkanit duhet të jetë alarmi më i fuqishëm për të gjithë qytetarët, subjektet politike dhe miqt tanë ndërkombëtar për atë se kah po e kthen shtetin Qeveria aktuale.

Siç u vërejt edhe nga pamjet, Dodik dje nuk u prit me flamurin e Bosnjës, por me atë të Republikës “Sërbska”, një skandal tjetër me përmasa ndërkombëtare e diplomatike.

E gjithë kjo po realizohet nga një ministër i Qeverisë, që udhëheq një nga ministritë më të rëndësishme për marëdhëniet ndëretnike në vend, sistemin politik dhe orientimin e vendit. Është i njëjti ministër që ka mohuar gjenocidin në Bosnjë, gjenocidin në Kosovë, ka quajtur Kosovën si “Kosovë dhe Metohija” dhe tani mohon edhe Bosnjën dhe ngre Republikën “Sërbska”. Për të mos mjaftuar kjo, ky ministër merr guximin që nga zyrat e Qeverisë të lansojë edhe mesazhe anti-perëndimore, kundër Bashkimit Europian, derisa partitë shqiptare në të njëjtën Qeveri vazhdojnë të heshtin dhe të relativizojnë e arsyetojnë veprimet e këtilla”, tha ASH-Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu