Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë sot e shënon 49 vjetorin e themelimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast do të mbahet solemniteti ku fjalim do të mbajë kryetari i ASHAM-it, akademiku Taki Fiti, ndërsa do të shpallen edhe fituesit e mirënjohjes ndërkombëtare ‘Bllazhe Koneski’.
Fituesit janë Suad Engjull nga Republika e Turqisë për kontributin e veçantë në hulumtimin dhe afirmimin e letërsisë bashkëkohore të Maqedonisë dhe kulturës në Ballkan dhe në Republikën e Turqisë dhe Dushko Novakoviq nga Republika e Serbisë për kontributin e veçantë në afirmimin e letërsisë së Maqedonisë.
Në kuadër të 49 vjetorit nga themelimi i ASHAM-it do të mbahet edhe konferencë shkencore me temën ‘Arsimi i lartë dhe shkenca-gjendja dhe perspektivat’. /Telegrafi/