Kryeministri aktual i Republikës së Maqedonisë mbetet personaliteti politik më i panjohur, aq sa shumica jo që nuk ia dijnë emrin, por vazhdojnë të mendojnë se është akoma Nikolla Gruevski kryeministër transmeton Faktiditor.ch.Në një anketë të bërë nga Televizioni Koha me qytetarë të ndryshëm del se emri Emil Dimitriev nuk “ekziston” për t’a.Shumë prej tyre as që e kanë idenë nëse ai është kreu i qeverisë së Maqonisë, thuajse askush nuk ia ka dëgjuar as emrin dhe disa të tjerë mendojnë se ai nuk ka lënë ndonjë gjurmë që ata t’a dijnë se kush është në fakt ai dhe funksioni i lartë që bart pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit nga ky post.Ndryshe as kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic nuk kishte njohuri se kush është Emil Dimitriev./Faktiditor.ch/.