Asnjëherë mos e hapni dritaren për ajrosje kur zgjoheni nga gjumi, ja pse!

Mësoni disa këshilla se si ta mbroni shëndetin tuaj

Sa herë dalim në qytet, ndjejmë mungesën e theksuar të ajrit, ose thithim një ajër të ndotur si rezultat i trafikut, ngrohjes globale apo mungesës së shiut, transmeton Qiriu.al.

Por cfarë duhet të bëjmë ne si qytetarë për të reduktuar smogun dhe ruajtur shëndetin tonë?

Ja disa këshilla që mund të vlejnë për gjithsecilin.

Lani shpesh flokët

Kur futemi në shtëpi gjëja e parë që vëmë re është se flokët tanë mbajnë erë jo të mirë. Për këtë arsye duhet që t’i lajmë shpesh për të larguar kështu smogun e ngjitur në to si dhe aromat e pakëndshme.

Mos i hapni dritaret herët në mëngjes

Në fakt kjo duket si e çuditshme, pasi është gjëja e parë që të gjithë bëjmë pasi zgjohemi nga gjumi. Hapim dritaret për të ajrosur dhomën. Por në fakt kjo nuk është një zgjidhje e mençur pasi nëse jetoni në një zonë shumë të ndotur, apo buzë rrugës, atëherë do të lini smogun që të futet në shtëpi. Më e mira është që shtëpinë ta ajrosni në mbrëmje vonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu