Assad-in e pyesin se si fle natën më gjithë vrasjet e fëmijëve në Siri, përgjigja e tij është tronditëse

Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad ka qeshur dhe ka thënë se fle mirë kur është pyetur gjatë një interviste për gjithë ata fëmijë që vriten çdo ditë në Siri.

Assad, po ashtu ka thënë se vrasja e qindra mijëra civilëve është “faji i terrorizmit” dhe se “jemi duke folur për luftë dhe jo bamirësi,” transmeton Express.

Gjatë një interviste me “The Sunday Times”, Assad është pyet se si fle natën më gjithë ata fëmijë të vrarë në Aleppo dhe pjesë të tjera të Sirisë.

Ai është përgjigjur: “E di domethënien e kësaj pyetje. Fle rregullisht, fle dhe punoj dhe ha normal. Po ashtu, merrem edhe me sport.”/Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu