Astrit Dehari la pas edhe gruan shtatzënë?!

Në një artikull të publikuar më 24 tetor në kosova-aktuell.de, përmende vizita që i është bërë në Burgun e Prizrenit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

Vizita thuhet se është bërë nga redaktori i kësaj ueb-faqeje, Max Brym, së bashku me familjarët e Deharit.

Dehari aty përshkruhet se nuk jepte përshtypje se ishte deprimuar. Ai përshëndet të gjithë miqtë e tij, sidomos ata në Zvicër.

Në shkrim përmendet se Dehari është student i Mjekësisë dhe se dëshiron që familja dhe gruaja tij e re shtatzënë të jenë të sigurt.

Ky artikull në gjermanisht është shkruar nga Genc Mustafa. Sipas njohësve të gjuhës gjermane, në të ka gabime drejtshkrimore.

Por, ajo që dihet sigurt është se Dehari ishte i martuar./b.s


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu