“Atentati ndaj Vuçiqit”: Gjenden armë në tubacionet e ujit të një garazhe (FOTO)

Pronari i një garazhi në Beogradin e ri,është një nga dëshmitarët kryesorë në hetimin e armëve të dyshuara, të cilat me sa duket, kishin për qëllim vrasjen e kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.

Policia ka theksuar se pronari i garazhit ka raportuar se kishte diçka të dyshimtë në garazh, pasi kishte parë katër persona dhe një makinë ku më pas lajmëroi organet kompetente duke u dhënë leje për të kontrolluar gjithë tubacionet e ujit të nxehtë në garazh, ku edhe u gjetën një pistoletë ‘Heckler’ me 31 plumba, teta plumba të tjerë, dy shpërthyes TNT 200 gram, dy telefona celular me bateri të jashtme, të cilat theksohet se mund të përdoren si detonatorë, dhe shumë plumba jashtë armëve, shkruan alo.rs,transmeton Indeksonline.

Ditë më parë në afërsi të shtëpisë së familjes së kryeministri serb, janë gjetur armë të dyshimta për të cilat theksohej se ishin përgatitur për vrasjen e tij. Ndërsa kryeministri serb gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se nuk duhet diskutuar rreth kësaj çështje përderisa asgjë nuk është e konfirmuar apo shumë e sigurt në lidhje me hetimet.

Gjithashtu ai pati theksuar se beson në shtetin e tij, por që ndihet i pasigurt në atë se sa do të arrihet të zbulohet arsyeja e vërtetë që fshihet prapa gjithë kësaj./Indeksonline

vucat

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu