Autobusët e Shkupit të përgjakur, theret një i ri në sy të udhëtarëve

Dje rreth orës 12.30 minuta në autobusin me numër 56B është therur me thikë një 16 vjecar me inicialet K.B i cili ka qenë së bashku me dy shokë të tij ku fillimisht ishte sulmuar verbalisht e më pas edhe me thikë nga disa bashkëmoshatarë, njofton Zhurnal.

Pasiqë i riu me shokët nuk ka reaguar në sulmet verbale filluan të sulmojnë fizikisht, në atë moment kur ai ngre këmbën të mbrohet sulmuesit me thikë e therin 4 herë para syve të udhëtarëve të cilët nuk kanë reaguar në asnjë moment e MPB po punon në zbulimin e rastit, transmeton Zhurnal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu