Autostrada Demir Kapi-Smokvica, 50 milion euro dënim për “Aktor” për mashtrim dhe larje parash

Agjencia evropiane për luftë kundër korrupsionit e, dënoi kompaninë greke “Aktor” me 50 milion euro për mashtrim dhe larje parash gjatë ndërtimit të autostradës Demir Kapi-Smokvica, lajmërojnë mediat greke. Investimi total për ndërtimin e kësaj autostrade prej 28 kilometra është 257 milion euro.

Vlera e tenderit, përkatësisht vlera e marrëveshjes me kompaninë greke është 248 milion euro. LSDM-ja publikoi dokument që në vitin 2013 dhe 2014, 95 persona të cilët kryesisht kanë qenë shtetas grek, nga llogaria e “Aktor-it” në afat prej nëntë muajve kanë tërhequr 3,5 milion euro kesh, përmes 278 transaksioneve.

Shtetasit grek të organizuar me autobus kanë ardhur në Negotinë dhe në prani të drejtoreshës Atina Zoiga,  e cila gjithashtu është shtetase greke, i kanë marrë të hollat. E më pas, sipas LSDM-së, ato të holla i kanë lënë në vend, për shkak se kufirin e kanë kaluar pa to./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu