Autostrada Shkup-Bllacë, Nikollovski: Nuk ka logjikë projektimi me 6 tunele, kushton më shtrenjtë dhe nuk dihet nëse mund të realizohet

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski tha se bashkë me Ndërmarrjen Publike “Rrugë Shtetërore” do të realizojnë revizion për projektin e pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë, përcjell TV21. Nikollovski tha se nuk ka logjikë projektimi me 6 tunele, që sipas tij e bëjnë projektin më të shtrenjtë dhe se vendosin në pikëpyetje realizimin e tuneleve, pasi bëhet fjalë për trase malore.

“Por kanë vendosur udhëheqësia e mëparshme e NP “Rrugë Shtetërore” me në krye Ejup Rustemin, nuk e di ende pse nuk ka asnjë përgjigje logjike, të mos shkojnë përmes trasesë ekzistuese por përmes një traseje të re, trase malore. Trase e cila nga 12 kilometra, 6 kilometra janë tunele. Të cilat janë shumë vështirë për ndërtim. Mund të na ndodhë e njëjta si me hekurudhën me Bullgarinë. Përveç se kushton shumë shtrenjtë autostrada. Vlerësimi është se do të kushtojë diku 240 milion euro, ose 20 milionë euro për kilometër, ngjashëm si me hekurudhën. Çështja e dytë është nëse mund të realizohet nga pjesa inxhinierike”m theksoi mes tjerash Nikollovski./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu