Avioni që po shkakton panik

Një avion i vogël, i pikasur nga mijëra persona në qiellin e Denver është identifikuar si një mjet që përdoret në rastet e një luftë bërthamore.

Xheti super i fuqishëm u dallua të mërkurën, por shumë zyrtarë të ushtrisë nuk mundën të identifikonin origjinën e avionit apo destinacionin e tij, duke lënë vend kështu për aludime e frikë.

Tashmë avioni është identifikuar si E – 6B Mercury, një qendër komanduese lëvizëse e Forcave Ajrore Amerikane, i përdorur për të lëshuar armë bërthamore kudo në botë.

Sipas “The Sun”, që citon burime zyrtare, E – 6B është një avion shumë i madh dhe hi – tech dhe do të vihej në përdorim vetëm nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfshiheshin në një tjetër luftë botëtore.

Ndonëse zyrtarët thanë më vonë se avioni thjeshtë po lëvizte nga njëra bazë në tjetrën, një tjetër zyrtar tha se në fakt mjeti fluturues ishte pjesë e një misioni trajnimi të klasifikuar nga Departamenti i Mbrojtjes.

Zyrtarë të ndryshëm kanë dhënë versione të ndryshme e kjo ka bërë që të krijohet pani tek njerëzit, rreth arsyes së vërtetë së aktivizimit të këtij avioni.

avioni1

avioni2


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu